Albana Osmanit i vjedhin Instagramin, i publikojnë foto me hashash dhe …

Moderatorja e njohur shqiptare Albana Osmani është mjaft aktive në rrjetet sociale, por së fundmi duket se i ka ndodhur “gjëma”.

Albanës i kanë vjedhur profilin e Instagramit dhe i kanë shpërndarë disa foto mjaft të çuditshme.

Është një foto me hashash ajo që është shpërndarë fillimisht dhe më pas një foto e një djali, siç duket personi që ka marrë në dorë llogarinë.

Vetë Albana e ka pranuar se Instagrami i saj është vjedhur nga disa hakera në Afrikë, në profilin e fondacionit të saj ajo shkruan.

Të dashur miq, sot më vodhën Instagram-in. Me sa kam identifikuar deri tani është vjedhur nga hakera në Afrikë. Po përpiqem ta kthej. Nëse s’ia dal do t’ju njoftoj përsëri”.