Alban Thaçi lirohet nga akuza për shpërdorim të pozitës zyrtare

loading...

f.0301154552876_m

loading...
Gjykata Themelore e Prishtinës, në trupin gjykues të përbërë nga dy gjyqtarë të EULEX-it dhe një gjyqtar vendas, i kryesuar nga njëri gjyqtar i EULEX-it e hodhi poshtë akuzën për shpërdorim të pozitës zyrtare kundër Alban Thaçit për shkak se prokurori i këtij rasti e tërhoqi gojarisht akuzën kundër këtij të pandehuri.

Gjykimi kundër shtatë të pandehurve të tjerë në këtë rast, në mesin e të cilëve Ilir Tolaj, ish-Sekretar i Përhershëm i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Bujar Bukoshi, ish-Ministër i Shëndetësisë është duke vazhduar, thuhet në kumtesën e EULEX-it.

Rastin është duke e ndjekur penalisht një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (SPRK). /LajmeOnline/

loading...