Alban Skënderaj: Kur isha 14 vjeç, mendoja si të gjeja lekë për bilardo

6346-370x290

TIRANE- Edhe pse fama e tij në muzikë është komentuar si një fat që nuk e priste, Alban Skënderaj në përgjithësi është treguar i rezervuar për të zbuluar anë të fshehta të jetës së tij.

Por ndërkohë që ndodhet në jurinë e “X Factor”, për të trajnuar dhe gjykuar artistët e rinj në këtë garë, ai ka shfaqur një moment sinqeriteti për lidhjen e tij me muzikën.

Pasi këndoi në skenë një 14- vjeçar, ai e koplimentoi, duke u shprehur se: “Kur isha unë në moshën tënde, pra 13-14 vjeç, mendoja vetëm se ku dhe si të gjeja ndonjë 500 lekësh që të mund të luaja bilardo”, duke lënë të kuptohej se as nuk e kishte imagjinuar se një ditë do të merrej me muzikë.

Por tashmë jeta e tij ka ndryshuar vetëm në sajë të muzikës. Ai u shpall fitues i edicionit të fundit të “Kënga Magjike 2012”, ku vendosi t’i dedikojë këngë ndarjes me titullin “Refuzoj”./panorama