Alarmohet Europa: Stina e verës do sjellë me vete diçka të tmerrshme!

 

Europa duhet të përgatitet për të përballuar virusin Zika. Kështu ka konstatuar agjensia e shëndetit e Kombeve të Bashkuara, sipas të cilës rritja e temperaturave do rrisë dhe numrin e mushkonjave transportuese të virusit. Numri më i madh i rasteve të prekura me këtë sëmundje u regjistrua në Brazil, ku 1.5 milionë njerëz u diagnostikuan si të sëmurë. Por, ardhja e stinës së nxehtë do rrisë dhe rastet e infektuara në Europë. “Dy specie të mushkonjave Aedes, të cilat ne i dimë që përcjelln virusin, do nisi të qarkullojnë në kontinentin europian. Mushkonjat nuk njohin kufi” ka thënë asistenti i drejtorit të përgjithshëm. Ajo që e bën më shqetësuese situatën është fakti që në verë, vende euorpiane si Franca, Spanja, Greqia dhe Kroacia njihen si zona ku gjendet mushkonja Aedes albopictus. Virusi kalon në një rajon të ri kur kjo e fundit e merr nga një individ i infektuar dhe nëse jeton mjaftueshëm, ajo e transmeton atë në njerëzit e tjerë që pickon. Akoma më shqetësues është fakti që përpos kësaj specieje, edhe lloje të tjera mund të ndihmojnë në transportimin e virusit. Për sëmundjen ka shumë pak informacion. Nuk dihet se për sa kohë mund të fshihet në trupin e një njeriu, deri në çfarë niveli ndikojnë marrëdhëniet seksuale në transmetimin e tij, listën e plotë të pasojave etj. Aktualisht nuk ka asnjë vaksinë apo trajtim, por studiues të shumtë në Amerikën Veriore janë duke punuar në 23 projekte të ndryshme. Megjithatë, sipas tyre, gjetja e kurës kërkon vite të tëra pune.safe_image