Alarmohen nga “kasapi” Muhaxheri

Akti i kosovarit, Lavdrim Muhaxheri, i cili para dy ditësh i preu kokën një të riu në Siri nuk ka të bëjë as me shqiptarinë e as me fenë, ai është një akt kriminal, çnjerëzor, individual dhe i cili mund të bëhet vetëm nga persona të cilët kanë probleme serioze psikike apo siç njihen ndryshe “psikopatë”.

Kështu kanë vlerësuar për gazetën “Zëri” sociologët, kurse teologët thonë se Muhaxheri nuk mund të thirret në fe e as në kombësi./ZERI.INFO/