Alarmi/ Pas temperaturave të larta dhe thatësirës, priten tërmete të forta

loading...

loading...

Në fundjavë pritet një rënie disa gradëshe e temperaturave të larta, ndërkohë që ditën e sotme është dhënë alarmi se priten tërmete të forta.
Kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, në një deklaratë për mediat ditën e sotme tha se pas një vere të nxehtë lind një problem i rrezikshëm ku së pari duhet të kihet parasysh që…

periudha e ripërsëritjeve të tërmeteve është me kohë dhe limite të përcaktuara.

Ai deklaroi se duke llogaritur tërmetet e vitit 1967 në periudhën e kthimit një herë në 50 vite, përkohet me rrezikshmërinë e lartë të tërmeteve në Shqipëri në të dy korridoret Elbasan, Tiranë, Shkodër, Dibër, Korçë etj.

“Ne duhet të jemi të kujdesshëm në raport me situatat e pritshme, kanë nisur lëkundjet e para në rajonin e Elbasanit, kryesisht në Qukës. Do t’i lutemi Zotit të mos ketë pasoja por ne duhet të jemi të përgatitur sepse ekziston rreziku i tërmeteve në 2017 dhe në fillim të 2018 siç parashikohet dhe nga Gjeoshkenca”, u shpreh ai.

Më tej shtoi se, deri në fund të gushtit temperaturat do të jenë ekstreme deri në 37- 40 gradë dhe normalisht kjo është një situatë që kërkon sakrificë, angazhim dhe kërkon rritjen e përgjegjësisë. /a.y/noa.al

loading...