Alarmi i shkencëtarëve: Tokës i kanë ngelur vetëm tre vite përpara se të jetë shumë vonë

Botës i kanë ngelur edhe tre vite kohë për të marrë masa për uljen e nivelit të dioksidit të karbonit përpara se të jetë shumë vonë. Alarmi është dhënë sëfundmi nga një grup ekspertësh dhe shkencëtarësh për klimën.

Një javë para mbajtjes së samitit G-20, ekspertët kanë thënë se nëse vazhdojnë të rriten ose të mbetet e njëjta situatë e gazrave, deri në vitin 2020, objektivat e temperaturës në Marrëveshjen e Parisit për klimën do të jenë të paarritura.

Autorët kanë identifikuar gjashtë sektorë në kuadër të objektivave për vitin 2020 duke përfshirë, energjinë, infrastrukturën, transportin, përdorimin e tokës, industrinë dhe financat. Sipas tyre në këta sektorë shumë të rëndësishëm mund të punohet drejt uljes së emetimeve të gazrave.

Autorët e këtij teksti, u kanë bërë thirrje liderëve që do të marrin pjesë në samitin G-20 që ta mendojnë vitin 2020 si vitin vendimtar për vendosjen e objektivave rreth ndryshimeve klimatike.