ALARMANTE: Forcat speciale maqedonase “Tigrat” kanë frikë të kërcejn nga 2 metra, Shqiptarëve ju pengohet punësimi(VIDEO)

loading...

Ish gjenerali maqedonas, Stojanco Angellov ka publikuar një video-xhirim të vitit 2002 ku pjestarët e forcave speciale maqedonase “Tigrat” nuk kanë guxim që të kërcejnë as nga 2 metra e jo më të përleshen me ndonjë grup të armatosur shkruan Zhurnal-Maqedoni. “Tigrat” maqedonas të armatosur mezi qëndrojnë në shkallën e drurit dhe njëri prej tyre sa kërceu nga shkalla prej afro 2 metrave ai humbi orientimin dhe ra në kofshë.

Video-xhirimi është bërë 15 km në afërsi të Shkupit në vënbanimin Dracevë gjatë vitit 2002 ku pjestarët e “ Tigrave” maqedonas kanë bërë ushtrime së bashku me njësitin e helikopterëve policor.

Ndryshe, njësiti special “ Tigrat” funksionojnë në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Maqedoni. Deri më tani në këtë njësit nuk ka asnjë shqiptar dhe është 100 përqind maqedonas.

Shqiptarët janë penguar që të pranohen në këtë njësit policor me arsyetimin se nuk kanë përgaditje fizike dhe psikike, mirpo video-xhirimi i fundit dëshmon të kundërtën se pjestarët e forcave “ Tigrat” nuk kanë kapacitet që të kërcejnë nga një lartësi e vogël e jo më të kenë guxim të përleshen me ndonjë grup të armatosur.

Ndryshe edhe në incidentin e armatosur në Lagjen e Trimave më 9-10 maj në Kumanovë morrën pjesë njësiti elitar “Tigrat” të cilët gjatë përleshjes 48orëshe humbën jetën 8 policë dhe afro 40 të tjerë u plagosën rrëndë nga rradhët e këtij njësiti policor special.

Nga ana tjetër në të gjitha konkurset në Ministrinë e Punëve të Brendshme gjatë 15 viteve të fundit në Maqedoni kandidatët shqiptar janë penguar me arsyetimin se nuk janë të aftë fizikisht dhe psiqikisht që të shërbejnë në këto njësite elitare policore shkruan Zhurnal Maqedoni.
TIGRATTTTTT

loading...

loading...