Alarmante/ Dy bebe vdesin për shkak të një gabimi që shumë prindër e bëjnë

loading...

loading...

Dy foshnje kanë vdekur në Teksas të Shteteve të Bashkuara për shkak se nëna e tyre i la brenda një makine për 15 orë, teksa ajo ishte në një festë.

Sipas FOX, San Antonio, Amanda Hawkins shkoi në shtëpinë e një shoku dhe i la brenda vajzat e saj të moshës 1 dhe 2 vjeç.

Të gjithë mund t’i shikonin fëmijët që po qanin, por askush nuk shkonte që t’u vinte në ndihmë.

Pasi është dehur në festë dhe ka kaluar natën me miqtë, ajo ka shkuar ditën tjetër në mesditë, por i ka gjetur foshnjet pa ndjenja.

Ato janë dërguar menjëherë në spital, por çdo gjë ka qenë e kotë.

Temperatura mbi 30 gradë Celcius ka bërë që rrezet e diellit të bien pingul mbi xham dhe të asfiksojnë foshnjet.

Por organet policore, kanë përfituar që të japin një mesazh për të gjithë prindërit, që mos të lënë fëmijët e tyre të mbyllur në makinë, për shkak se temperaturat e larta mund të shkaktojnë asfiksimin e tyre brenda dhe mund të rezultojnë fatale.

Policia e Shteteve të Bashkuara ka dhënë alarmin, duke thënë se ky rast është i përsëritur dhe se prindërit kurrsesi nuk duhet t’i lënë në makinë fëmijët.

loading...