Al Pacino, probleme me kërrusje pas rolit të Phil Spector

f1_21-alpacino1363856593

Legjenda hollivudiane Al Pacino kishte mbetur me ves të kërrusjes pasi që qëndroi shumë kohë i përkulur duke u përgatitur për rolin e muzikantit të burgosur, Phil Spector në një film televiziv.

Ylli i filmit “The Godfather” bëri shumë ushtrime fizike për t’u përshtatur me rolin e Phil Spector, një film televiziv të prodhuar për rrjetin HBO.

Pacino pranon se ai për një kohë të gjatë ka ecur i kërrusur, dhe ka luftuar me këtë problem derisa xhirimit të filmit i erdhi fundi.

“Roli ishte i vështirë për mua. Jam djersitur shumë gjatë xhirimeve. Kam punuar shumë që kërrusjen e tij ta luaj sa më mirë por kisha probleme pastaj për të mësuar si të eci normalisht”, ka thënë Al Pacino.

Në filmin “Phil Spector”, së bashku me Pacinon luan edhe aktorja Helen Mirren e cila luan  rolin e avokates së Spectorit, Linda Kenney Baden.

Në gjykim, Spector shpallet fajtor për vrasjen e aktores Lana Clarkson në shtëpinë e tij në Alhambra të Kalifornisë në vitin 2003. Ai ishte dënuar me 19 vjet burgim.