Aktorja: Si e kapa burrin duke më tradhtuar me dadon adoleshente


Një aktore thotë se mbeti e rrënuar kur zbuloi se i shoqi e tradhtonte me dadon adoleshente të bebes së tyre.

Aktorja amerikane, Lauren Weedman, pretendon se i shoqi, Jeff Weatherford, me të cilin kishte 11 vjet e lidhur, e nisi aferën me vajzën bukuroshe pak muaj pasi e kishin punësuar.

Ajo tha se 18-vjeçarja nisi të vinte në shtëpi me dekoltenë e hapur dhe me mini-funde.

Por ajo thjesht mendonte se ajo po sillej si një adoleshente.

Një vit më vonë, Lauren lidhi kurorë me Jeff, pa e ditur se ai e tradhtonte me vajzën, të cilës i kishin besuar djalin e tyre.

Çifti u nda pas dy vitesh martesë, por më vonë, 47-vjeçarja e zbuloi arsyen pse.

Lauren thotë se Jeff po vizitonte djalin, Leo, kur harroi laptopin.

Ajo u fut në laptop, që e kishte dikur në pronësi, për të parë mos kishte ndonjë video të harruar.

Në vend të kësaj, gjeti diçka të tmerrshme.

Videoja që i doli së pari ishte ajo e dados së Leos, e zhveshur plotësisht.

Ajo ishte bërë një vit përpara se ata të martoheshin.

Ajo e telefonoi menjëherë dadon, Simone, dhe i tha se ajo nuk do kujdesej më për të birin.

“Duhej të kisha ndjekur instinktet që në fillim”, tha Lauren.

Dy vite më pas, Jeff dhe dadoja Simone janë akoma të lidhur.

Lauren nga ana e saj thotë se është e lumtur që të paktën u çlirua nga një lidhje e palumtur.
AK