Aksidenti tragjik/ Publikohet momenti pak çaste para përplasjes fatale (VIDEO)

safe_image-12

Aksidenti i ndodhur para tri ditësh në Durrës tronditi thuajse të gjithë Shqipërinë. Si pasojë e përplasjes së makinave kokë më kokë, humbi jetën Dashnor Deliallisi, personi që po udhëtonte me shpejtësi në kah të kundërt dhe tre vajza që po niseshin drejt Greqisë. Para pak minutash, në redaksinë Jetaoshqef.al ka mbërritur një video me pamje pak minuta para aksidentit. Në video duket automjeti tip Benz i Dashnor Deliallisi, i cili e nget automjetin me shpejtësi. Vetëm pak minuta më pas ndodhi aksidenti fatal që u merr jetën 4 personave.