Aksidentet në trafik, mbi 1.2 milionë të vdekur në botë

loading...

526795_473775656009562_1912759075_n

loading...
Një studim i ri krahason masat e sigurisë në rrugët e mbarë botës nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Sipas kësaj organizate, në aksidente të komunikacionit humbën jetën 1.24 milionë njerëz gjatë vitit 2010.

Për t’i bërë rrugët më të sigurta, Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri thirrje për aplikimin e dënimeve më të rrepta për ngasësit e automjeteve.

Vetëm në 28 shtete janë të aplikuara ligjet që reduktojnë faktorët e rrezikut, thuhet në një raport të publikuar nga OBSH në Gjenevë.

Veçanërisht këmbësorët dhe çiklistët janë në rrezik nga aksidentet.

Si transmeton portali albinfo, shumica e viktimave janë meshkuj ndërmjet 15 dhe 44 vjeç. Por, rreziku për të vdekur në komunikacion nuk është gjithkund i njëjtë. Në Evropë ishin shënuar më pak aksidente fatale sesa në Afrikë.

Sido që të jetë, shkaktari i të gjitha vdekjeve në komunikacion ishte mospërdorimi i rripit të sigurisë. Sipas OBSH-së, në 111 vende është i detyrueshëm rripi i sigurisë për të gjithë udhëtarët. Ndërsa vetëm 59 shtete zbatojnë rregullat që në qytet të mos lejohet shpejtësia më shumë se 50 kilometra në orë/

loading...