Aksidente rrugore në Durrës e Milot, dy të vdekur

loading...

loading...
Dy aksidente rrugore kanë ndodhur mëngjesin e së shtunës në Durrës dhe në Milot, me pasojë vdekjen e dy personave. Aksidenti i parë ndodhi në vendin e njohur si “rreth-rrotullimi i Shën Vlashit”, kur drejtuesi i mjetit Shpëtim Tepshi humbi kontrollin mbi veturën.

Policia e shtetit informoi se automjeti i përfshirë në aksident, një Benz ishte përplasur dhunshëm me trafik-ndarësen e rreth-rrotullimit.

Si rrjedhojë, gjeti vdekjen e menjëhershme drejtuesi i automjetit, që në atë moment po udhëtonte i vetëm.

Ndërsa aksidenti tjetër është regjistruar rreth orës 9:00, në aksin rrugor Milot-Rubik, pranë lagjes së Skelajve, ku një motor ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i tij, transmeton TCH.

Burime nga policia lokale bëjnë me dije se viktima është shtetasi Antonio Keçi, 40 vjeç. Hetimet paraprake tregojnë se viktima ka udhëtuar me shpejtësi jashtë normave të lejuara./LajmeOnline/

loading...