Aksident, vdes një femër, lëndohen tre të tjerë

SH.K., 39-vjeçare ka humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 00 e 30 minuta në fshatin Gremnik të Klinës, përderisa tre të tjerë kanë marrë lëndime trupore.

Policia Rajonale e Pejës ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur në rrugën regjionale Gjakovë-Klinë dhe në të ka qenë i përfshirë vetëm një automjet i tipit “Golf II”,transmeton indeks.

Në automjet kanë qenë katër persona, dy meshkuj dhe dy femra. Sipas hetimeve në vendngjarje, mësohet se deri te aksidenti kishte ardhur pasi shoferi kishte humbur kontrollin e lëvizjes me ç’rast është rrokullisur automjeti./LajmeOnline/foto ilustrim/