Aksident, vdes nëna, plagosen të sapomartuarit

Një i vdekur dhe dy të plagosur të një familjeje është bilanci i një aksidenti të rëndë të ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit në Durrës, tek rrethrrotullimi i Shkozetit. Të rinjtë kishin vetëm një javë që ishin martuar, ndërsa në orët e aksidentit ata, bashkë me nënën e tyre po ktheheshin nga një dasmë. Viktima është Dallëndyshe Kovaçi, 55, ndërsa dy të plagosurit Ismal Kovaçi, 28 vjeç dhe bashkëshortja e tij Gerta Kovaçi, 25 vjeçe.

Familja nga Kukësi është transportuar menjëherë në Spitalin Ushtarak, nga ku mësohet se 25-vjeçara dhe bashkëshorti i saj ndodhen jashtë rrezikut për jetën megjithëse me plagë në trup dhe kokë.

Sipas policisë së Durrësit, ngjarja ka ndodhur tek rrethrrotullimi i Shkozetit, teksa makina është pëpalsur me trafikëndarësen. Sipas të dhënave paraprake dyshohet se shkaku i aksidentit ka qenë shpejtësia tje noramve të lejuara, megjithatë hetimet vazhdojnë.

Familja Kovaçi kishte qenë në një dasmë, ndërsa në orët e para të mëngjesit po kthehej në shtëpi dhe shumë shpejt ata do të niseshin për në Amerikë.