Aksident tragjik, humb jetën nëna e 5 fëmijëve

loading...


Një grua, nënë e 5 fëmijëve humbi jetën tragjikisht në autostradën Berat-Lushnje pasi u përplas nga një makinë teksa ecte anë rrugës. Asime Manko 55-vjeçare , nënë e 5 vajzave, u përplas nga një automjet tip fuoristradë me targa AA477 LS.

Ajo po ecte në rrugë, kur është përplasur nga makina që drejtohej nga Valentino Ismaili i cili është arrestuar pas aksidentit. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e këtij aksidenti.
AK

loading...

loading...