Aksident në qendër të qytetit, vetura futet brenda shtëpisë


Një veturë duke mos iu përshtatur rrugës dhe shpejtësisë së lokacionit ku po voziste ka humbur kontrollin dhe ka hyrë brenda murit të një shtëpie.
Lajmin e ka bëtë të ditur zëdhënësi i Policisë së Gjilanit, Ismet Hashani i cili po ashtu ka konfirmuar se nuk ka asnjë të lënduar nga aksidenti.
Rreth orës 11, një veturë e ka humbur kontrollin dhe ka hyrë ne murin e një shtëpie. Nga aksidenti ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa nuk ka pasur të lënduar.
“Nga aksidenti nuk ka pasur të lënduar vetëm dëme materiale”, ka thënë Hashani.
Ndryshe, numri i aksidenteve të trafikut ka filluar të shtohet përsëri. Vetëm në 24 orët e fundit kemi pasur disa aksidente të rënda.
Untitled