Aksident në Gjilan, vdes një e mitur, tjetra në gjendje të rëndë

aksident_137932550_128042673

Një aksident i rëndë komunikacioni në fshatin Pozhoran të Gjilanit, ka marrë jetën e një vajze të mitur dhe një tjetër e cila është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili tregoi se kjo ka ndodh rreth orës 16:00.

“Po e konfirmoj që në orën 16:10, ka ndodh një aksident me fatalitet në fshatin Poszhoran, ku kanë pësud y fëmijë, vajza të lindura në vitin 2006. Njrëa ka vdek në vendin e ngjarjes i pasoj e plagëve të marra në aksident ndërsa tjetra është dërguar në QKUK me lëndime të rënda”, tha Hashani.

Ai më tej ka treguar se policia ka arritur ta arrestoj autorin e këtij aksidenti, e që po ashtu është në moshën e mitur.

“Vozitësi është nën moshën 18 vjeç dhe është ndal nga policia e trafikut në Gjilan, dhe për momentin është duke u intervistuar”, tha ai.