Aksident në Ferizaj, humb jetën 27 vjeçari

j1
B.L 27 vjeç ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në mëngjesin e sotëm rreth orës 04:00, në afërsi të fshatit Lloshkobare të Ferizajit.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur ne rrugën Ferizaj- Shtime, ku si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë nga ana e A.S 24 vjeç, ka humbur kontrollin mbi timonin e automjetit Golf me targa lokale.

Me rastin e aksidentit ai ishte i shoqëruar edhe nga viktima, ku pas disa rrokullisjeve të automjetit, B.L ka humbur jetën kurse A.S ka marrë lëndime. Mjeku kujdestar me të dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e viktimës. Ndërsa, vozitësi ka marrë ndihmën mjekësore në Emergjencën e Ferizajit e më pas është dërguar në QKUK.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e mjekësisë ligjore.