Aksident në Elbasan, 2 të plagosur

Aksident

Foto Ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të Elbasanit, në vendin e njohur si mbikalimi i Xibrakës.

Sipas të dhënave paraprake nga aksidenti kanë mbetur të dëmtuara dy gra të cilat udhëtonin në një mjet.

Mësohet se shkak për aksidentin ka qenë humbja e kontrollit, e cila ka bërë që makina të aksidentohet.

Dy të lënduarat janë dërguar në spital, ku po marrin dhe ndihmën mjekësore. Ndërkohë policia në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Më poshtë, mund të komentoni në lidhje me artikullin.