Aksident në Durrës, dy të plagosur

582534_478706502183144_1646337354_n

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e “Shkëmbit të Kavajës”, në Durrës.

Një maune është përplasur me trafikndarësen dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona, drejtuesi i maunes dhe një person që ndodhej në sediljen e pasagjerit.

Ende nuk dihen emrat e të plagosurve, të cilët janë dërguar në spitalin e Durrësit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë forcat e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti./