Aksident i tmerrshëm/ Vajza po kalonte rrugën, makina “e fluturon” shumë metra në ajër

Një ngjarje mjaft e rëndë është regjistruar nga kamerat e sigurisë së një biznesi.

Pamjet tregojnë një rrugë në qytetin Guangdong në Kinë ku dy vajza ishin duke kaluar rrugën.

Nga pamjet duket se si ato janë duke diskutuar me njëra-tjetrën gjatë kohës që kapërcejnë rrugën. Ndoshta ky mund të jetë shkaku i hutimit të njërës prej tyre e cila me sa duket nuk arrin të kuptojë në kohë se një makinë ishte duke u afruar pranë tyre me shpejtësi.

Si pasojë aksidenti ishte i pashmangshëm. Mjeti e godet vajzën e gjorë duke e “fluturuar” shumë metra në ajër. Nuk dihet nëse vajza ka mbijetuar por duke gjykuar nga pamjet e rënda, vështirë duket. Ngjarja ka ndodhur para pak ditësh, përkatësisht në datë 24 korrik, rreth orës 22:30.

http://e.abingmedia.com/v/4/1116012.html

Video Link