Aksident i tmerrshëm në Tetovë, humb jetën 20 vjeçari – FOTO

Dje pasdite nga ora 16 një aksident i rëndë ka ndodhur në Tetovë në rrugën e Banjës afër Xhamisë. Mësohet se një mashkull 20 vjeçar ka humbur jetën. Bëhet fjalë për B.I nga fshati Sellcë i po të njëjtit qytet.

Ai ka humbur kontrollin ndaj veturës së tipit “Opel Calibra” dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore të cilave nuk ka mundur tu rezistojë dhe ka ndërruar jetë.

Policia konfirmoi aksidentin në fjalë por ende nuk tregoi shkaqet pse ka ndodhur /Portalb

0011

0022