Aksident i rëndë, pesë të vdekur

(E plotësuar) Baki Kelani, zëdhënës i policisë së Kosovës në një prononcim për Indeks ka thënë se, sot rreth orës 11:00 kemi pranuar një informacion se në aksin rrugor Mitrovicë-Leposaviq, ka ndodhur një aksident me pasoja fatale, ku dyshohet se pesë persona kanë humbur jetën.

“Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për të zbardhur sa më parë shkaktarët e këtij aksidenti, ku dyshohet se ka lënë pesë persona të vdekur”, ka thënë Kelani.

Ndërsa Indeks sipas informacioneve të pranuara nga tereni ka mësuar se vetura ka dalë jashtë rrugës dhe ka renë në ujë.
—–
Në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në veri të Kosovës, kanë humbur jetën pesë persona. Burimet e Indeksonline brenda policisë kanë thënë se aksidenti ka ndodhur në magjistralen Mitrovicë-Leposaviq.