Aksident i rëndë në Shkup: Vdes djali i ri dhe një tjetër lufton për jetë

loading...


Një person i vdekur dhe një tjetër po lufton për jetën e tij në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur dje në Shkup.
Sipas policisë së Shkupit, automjeti i tipit “Nissan”, drejtuar nga K.B (22) nga Shkupi, goditi gardhin e “Vince Commerce”, pas së cilës në vendin e ngjarjes ka vdekur pasagjeri 23 vjeçar T.M nga Shkupi. Ndërsa shoferi K.B me ambulancë u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm të Shkupit, ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore dhe është në gjendje kritike, transmeton TetovaSot.
Inspektimin në vendin e ngjarjes e ka kryer prokurorin publik dhe ekipi nga SPB Shkup./TetovaSot/
SHK

loading...

loading...