Aksident i rëndë në aksin rrugor Fushë Krujë- Lezhë, dy të vdekur

72654_471716949548766_1067776867_n

Një aksident i rëndë, me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Fushë Krujë-Lezhë.

Nga të dhënat paraprake mësohet se dy automjete janë përfshirë në aksidentin fatal. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka identifikuar njërin nga personat që ka humbur jetën, i cili është Larjo Hoxha. Personi i dytë që ka vdekur nga aksidenti fatal është ende i paidentifikuar.

Trupi i pajetë i tij është shoqëruar për në morgun e spitalit të Lezhës, ndërkohë që policia ka nisur punën për identifikimin e tij.

Sipas të dhënave paraprake shkak i aksidentit dyshohet të jetë tejkalimimi i normave të shpejtësisë.

Aksi rrugor Fushë Krujë – Lezhë është segmenti rrugor ku shkaktohen më shumë aksidente. Specialistët fajësojnë mungesën e sinjalistikës rrugore, ndërsa policia shpejtësinë e madhe.