Aksident i rëndë komunikacioni në Sfeqël, 4 të lënduar

loading...

loading...
Në fshatin Sfeqël, komuna Podujevë, në orët e vona të ditës së sotme ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira dy makina.
Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës, ka konfirmuar për Koha.net se në këtë aksident kanë mbetur të lënduar katër persona, njëri prej tyre me lëndime të rënda.

“Si pasojë e këtij aksidenti, 4 persona kanë pësuar lëndime trupore. Njëri prej tyre, sipas informacioneve të pranuara nga mjekët, është në gjendje të rëndë. Në vend të ngjarjes menjëherë ka dalë njësiti policor për t’u marr me rastin”, ka thënë Baki Kelani për Koha.net.
Kelani ka thënë se të gjithë të lënduarit, pas tretmanit mjekësor në Emergjencën e Podujevës, kanë vazhduar për në QKUK.

loading...