Ajsbergu i zi, foto virale në web!

1357552521-ajsbergu-370x290

Fotoja e një ajsbergu të zi është bërë viral në shumë pak orë, pasi është publikuar në Reddit nga një përdorues me emrin Rundboll. Fotoja habitëse, që tregon një ajsberg të errët në kontrast me një tjetër bllok akulli të bardhë pranë tij, është komentuar 1200 herë. Enciklopedia kanadeze shpjegon që mund të ekzistojnë ajsberg me ngjyra të ndryshme, midis të cilëve edhe jeshilë, të kaftë, të zinj ose mikse me këto temperatura, ku në mënyrë të veçantë ato të errëtit kanë të bëjnë me prezencën shkëmbore në materialin e tyre. Por, ka edhe ata komentues dyshues, të cilët foton e mendojnë si foto të modifikuar duke komentuar: ‘Ajsbergu urban’.