“Ajo vdiq nga shkaqe natyrale”

loading...


Familja e Julie Pearson, një gruaje britanike që u gjet e vdekur në Izrael, ka publikuar një foto shokuese të trupit të saj duke hedhur poshtë pretendimet se ajo vdiq për shkaqe natyrore.

Në foto duket Julie Pearson, nga Kinross, teksa qëndron në arkivol me të prera dhe hematoma në fytyrën e saj.

Familjarët thonë se 38-vjeçarja është rrahur barbarisht, përpara se ajo të rrëzohej dhe të vdiste pasi kishte shkuar në një shtëpi pritjeje në Eilat të Izraelit.

Por në autopsinë e bërë në Izrael thuhet se punonjësja e hotelit ka vdekur nga shkaqet natyrore dhe se shkaku i vdekjes së saj ka qenë një hemorragji e brendshme. /tvklan.al
c

loading...

loading...