Ajo nuk e kishte idenë se pse këmbët e vogëlushes së saj dukeshin të kuqe. Pastaj ajo gjeti kutinë e drithërave në dollapin e ushqimeve…

Çdo prind dëshiron më të mirën për fëmijën e tij. Ata kanë besim në markat që shesin ushqime për fëmijët e tyre dhe i blejnë këto produkte me idenë se janë të shëndetshme. Por fatkeqësisht kjo nuk rezulton gjithmonë kështu.

Një grua postoi në profilin e saj në rrjetin social facebook një foto të ushqimit të preferuar të fëmijës së saj, por ajo çka është alarmuese është që vajza e saj ishte alergjike ndaj tyre.

Vajza e saj kishte alergji ndaj një marke shumë të njohur të drithërave.

Ajo vuri re se fëmija i saj kishte një skuqje që u përhap në gjithë këmbën. Ajo nuk kishte idenë më të vogël për atë që mund ta kishte shkaktuar.

Më pas kuptoi që këto drithëra i kishin shkaktuar këtë reaksion ndaj vendosi të kërkonte pak informacion për këto drithëra. Ajo që lexoi ishte tronditëse.

Këto drithëra përmbanin shumë ngjyrues ushqimor që shkaktonin probleme në sjelljet e fëmijëve.

Ngjyruesit që gjenden në këtë produkt janë të paligjshëm në Evropë, por Amerika i pranon ato në mënyrë perfekte.

Ndaj duhet të bëni kujdes dhe të lexoni çdo përbërës të produktitqë blini pasi mund të shkaktojnë reaksione të rënda alergjike.