Aida Shtino braktis Njerëz të humbur për .!

aida

Sipas thashethemeve, drejtuesja e emisionit do të hedhë kandidaturën për deputete, ky thashethem po qarkullon prej kohësh në ambientet televizive. Aida Shtino duket se ka ndërmend të lërë mënjanë emisionin “Njerëz të Humbur” për t’i hyrë politikës.

Drejtuesja televizive, faktikisht prej disa muajsh është pjesë e partisë PDIU, mirëpo tashmë duket se ka vendosur ta bëjë edhe më të fortë impenjimin e saj politik, duke hedhur kandidaturën për deputete. Për më tepër thuhet se ajo është caktuar të jetë e dyta në listë në Tiranë, pas kreut Shpëtim Idrizi, me gjasa të mëdha për t’u zgjedhur.

E nëse bëhet deputete, me siguri që rrezikon t’i japë fund misionit të saj. Të paktën kështu flitet… Po siç thotë populli, “ku ka zë s’është pa gjë”. /Ikub.al