“Ai ishte në vendin e gabuar në kohë të gabuar”, zbulohet se çfarë e hëngri mishin e adoleshentit në plazh

“Ai ishte në vendin e gabuar në kohë të gabuar”, zbulohet se çfarë e hëngri mishin e adoleshentit në plazh
Adoleshenti 16-vjeçar, Sam Kanizay, mbeti i gjakosur në këmbë dhe askush nuk e shpjegonte se pse i kishte ndodhur kjo, madje edhe mjekët kishin mbetur pa përgjigje.

Ndërsa mjekët luftuan për të shpjeguar dëmtimet e stilit të filmit “horror” të adoleshentit, ekspertë nga muzeu “Vicktoria”, analizuan mizat e misterit që më vonë u mblodhën nga babai i të riut, Jarrod.

Shkencëtari i detit, Dr Genefor Walker-Smith, shqyrtoi krijesat që u kapën nga Z. Kanizay duke përdorur një rrjetë peshkimi dhe pllakë me mish të freskët dhe zbuluan se ishin pleshtat e detit, jo morra të detit ata që i kishin “grirë” këmbët 16-vjeçarit.

Besohet se pleshtat e detit mund të ishin tërhequr nga Sam, pasi ai ka pasur një prerje të hapur në lëkurën e tij dhe kjo është sikur peshkaqeni të shohë gjak.

Ata janë gjithmonë aty, ju mund të vendosni një copë mishi në ujë dhe pleshtat e detit mblidhen rreth tij për të thithur gjakun”, tha eksperti Dr. Walker-Smith.

Mendoj se është një rast i rrallë i dhunuar në trupin e njeriut, por Sam ishte në vendin e gabuar në kohën e gabuar”, shtoi ai.

Dr Walker-Smith besonte se këmbët e Samit nuk do të ndalonin gjakderdhjen për shkak të një lëshimi anti-koagulant nga pleshtat që nuk lejojnë mpiksjen e gjakut, por falë ekipit të specializur të mjekëve nga Australia gjithçka tani është nën kontroll.