Ahmeti dhe Thaçi, rekord mungesash në Parlament

loading...

Dy liderët e partive shqiptare Ali Ahmeti i BDI-së dhe Menduh Thaçi i PDSH-së janë deputetët me më shumë mungesa në punimet e Parlamentit.

Lideri i BDI-sënë periudhën janar-qershor 2012 ka pasur 92 mungesa, Menduh Thaçi 90 mungesa. Pas tyre vjen deputeti dhe lideri i partisë PEI, Fijat Canovski me 80 mungesa, Irfan Dehari me 82 mungesa. Një numër të madh mungesash ka edhe deputetja Ermira Mehmeti Devaja me 66 të tilla. Mungesat e këtyre deputetëve janë të gjitha me arsye dhe nuk ndikojnë në reduktimin e rrogës së tyre.

Deputetët e tjerë me mungesa me arsye janë: Lubisav Ivanov, lideri i socialistëve me 63 mungesa, Mevmet Xhemajlovski me 35, Risto Mançev me 63, Natasha Savova me 27, Radmilla Sheqerinska me 36, etj.

Parlamenti zbardhi këtë raport duke qartësuar se ekziston dallim në rregullore për bojkotimin publik të Parlamentit dhe mungesës së deputetëve në seanca parlamentare.

loading...