Aguilera i këshillon pushim Bieber-it

loading...

aguilera-bieber

loading...
Christina Aguilera ka këshilluar Justin Bieber-in që të largohet për disa kohë nga bota e spektaklit. 19-vjeçari ka pasur disa incidente të vogla në koncertet e tij dhe disa përplasje me fotografët gjatë qëndrimit në Londër.

Për këtë arsye, Aguilera mendon se këngëtari i ri duhet të bëjë pak pushim për të rikarikuar bateritë.

Ajo tha për ‘Hollyscoop’: “Është shumë e vështirë të rritesh para kamerave. Kur piqesh e kupton që të duhet pak kohë për veten, në mënyrë që të rikthehesh i freskët dhe i shplodhur.”

Gjithashtu, Aguilera këshilloi kanadezin që të mos lërë askënd që ta përdorë: “Do i thoja Bieber-it që të mos lejojë asnjë person që ta shtyjë për të bërë gjëra që ai nuk do i bënte. Duhet të jetë gjithmonë vetja.”

 

loading...