Aguero, rikthehet në Spanjë por tash te Reali i Madridit

loading...

aguero

loading...
Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero dëshiron rikthimin në Spanjë. “Punto Pelota”, raporton se ish-sulmuesi i Atletico Madrid, dëshiron që të rikthehet në futbollin spanjolle.

Është Real Madrid dhe Barcelona dy klube të mëdha që janë duke kërkuar transferimin e argjentinasit, i cili nuk ka treguar formë të mirë në këtë sezon të garave. Thuhet se Aguero do të firmos për klubin “mbretëror”, skuadër kjo që ka kohë që e vëzhgon reprezentuesin argjentinas.

Mësohet se Aguero shihet si zëvendësues i Gonzalo Higuanit, ky i fundit në fund të këtij sezoni pritet të largohet nga “Santiago Bernabeu”.

loading...