Agoni zbulon të vërtetën për ish-gruan në këngën e re (Video)

loading...

Agon Amiga ka realizuar projektin e tij të ri solo.

Reperi i njohur që kohëve të fundit temë e medias rozë ishte sa i përket jetës private ka vendosur që një pjesë të saj ta sjell edhe përmes këngës.

Se kënga është e bazuar në histori të vërtetë zbulohet edhe në trailerin e publikuar, por burime brenda Babastars për Telegrafin zbulojnë se në këtë këngë reperi rrëfen historinë e tij me ish gruan.

Kënga titullohet “Qyqek” dhe pritet të publikohet së shpejti.

Kujtojmë se Agon Sylejmani dhe ish-bashkëshortja e tij, Egzona Syla, janë ndarë pas videoklipit të reperit me Afërdita Dreshajn ku shihen shumë të afërt dhe të zhveshur.

Megjithëse vetë reperi e kishte mohuar, javë më parë Egzona në një intervistë kishte rikonfirmuar se martesa e tyre përfundoi pas një tradhëtie nga ana e Agonit me Afërditën.

Kohë më parë Telegrafi kishte zbuluar se Agoni dhe Afërdita nuk mbajnë më kontakt me njëri-tjetrin, ndërsa neve na mbetet vetëm pak kohë që përmes këngës të zbulojmë një pjesë të vërtetës, që sipas burimeve do të zbulohet në këngë.

11

loading...

loading...