Agjenti i Eto’o ndoqi në tribunë derbin e Shqipërisë

loading...

loading...
Derbi i Shqipërisë, ishte jo vetëm i rëndësishëm për renditjen dhe prestigjin e dy skuadrave por duket se emrat e lojtarëve të Tironës dhe Vllaznisë kanë tërhequr vëmendjen e një prej agjentëve më të rëndësishëm në Itali, Claudio Vigorelli. Ky i fundit është agjenti i Samuel Eto’o, por edhe i Matteo Destros, e shumë lojtarëve të tjerë dhe mësohet se është akomoduar në një nga kabinat e tribunes në “Qemal Stafa” për të ndjekur klasiken.

Nuk dihet misioni i tij konkret dhe cilët lojtarë ka vëzhguar por të paktën për 3 lojtarë bardheblu flitet prej kohësh për oferta te ndryshme. Ndikumana, Morina dhe Gilberto mund të ishin objektivat e Vigorellit ndërsa agjenti ka patur edhe takime me drejtuesit e Partizanit dhe Dinamos.

loading...