Agimi i Artë: Emigrantët do t’i djegim në furrë; na e pinë ujin, na e hanë bukën dhe thithin oksigjenin tonë

agiart

Agimi i Artë i ka përforcuar edhe më tej deklaratat kundër emigrantëve që jetojnë dhe punojnë në Greqi. Ato në një video dokumentarë ato shprehen se do t’i djegin emigrantët në furrë, pasi i marrin atyre çdo gjë që i përket, dha i kanë fajësuar edhe si përgjegjës për krizën ekonomike që ka mbërthyer shtetin helen.

Video dokumentari është transmetuar nga kanali televiziv anglez, “Channel 4″, ku kandidati i partisë ekstreme të djathtë, Agimi i Artë, Plomaritis kërcënon dhe fyen emigrantët. Ai i cilëson ato njerëz primitivë, njerëz të egër, ndotës, njerëz kot që,” hanë pinë ujin tonë duke arritur deri aty sa të thotë “jemi gati ti djegim në furrë”. Imazhet dhe frazat shokuese janë pjesë e dokumentarit të realizuar nga regjisori grek, Konstandinou Georgousi

Kandidati i partisë neonaziste Plomaritis i drejtohej me fraza hitleriane, kërcënime dhe ofendime emigrantëve pakistanezë dhe afganë. “Do bëjmë sapun me ekstrakomunitarët që janë në tokën greke. Jemi gati ti djegim në furrë.”

Në imazhe dëgjohet program i partisë që drejtohet nga Nikolas Mikalioliakos, ku thuhet se kriza ekonomike është shkak i tre milionë të huajve prezent në Greqi që duhet të dëbohen menjëherë për t’i lejuar grekët të kenë një punë dhe më shumë shërbime nga shteti.

Nikolas Mikalioliakos i përkufizon, “Njerëz të kotë që pinë ujin tonë, hanë bukën tonë dhe thithin oksigjenin tonë dhe më pas i etiketon primitivë, njerëz të egjër dhe të shpifur”