Agim Ibraimi vazhdon të shkëlqeje në Slloveni – VIDEO

loading...

Mura Maribor Ibraimi two goals

loading...
Agim Ibraimi vazhdon me formën e tij të shkëlqyeshme, duke qenë protagonist i fitores së Mariborit 3:0 në transfertën me Rudar Velenjen. Ibraimi zhvilloi 90-të minuta të shkëlqyeshme, disa herë u kanos rrezikshëm portës kundërshtare, ndërsa takimin e mbylli me dy assiste dhe një gol. Pikërisht pas harkimit të Ibraimit në minutën e 11-të, Fajiq realizon për 1:0. Në minutën e 85-të, përsëri harkim i tetovarit, ndërsa tani për 2:0 shënon Beriç. Në kohën shtesë Ibraimi në stilin e tij të njohur krijon hapsirë, pas çka goditja e tij e devijuar nga mbrojtësi kundërshtar Bubaloviç, përfundoi në rrjetë për rezultat 3:0. Forma e shkëlqyeshme e Ibraimit është lajm i mirë për seleksionuesin e Maqedonisë, Janevski, para sfidave të rëndësishme me Belgjikën, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror të vitit 2014.

VIDEO: http://youtu.be/6E_sW3omRTM

loading...