Afrohet pranë Shqipërisë “kroçera e orgjive dhe flirteve”, ky është rregulli i vetëm që zbatohet

Kroçera e pijeve alkoolike pafund, nudizmit dhe shkëbimit të çifteve quhet “Desire Cruise”, e cila do të kalojë shumë pranë Shqipërisë më 25 shtator.

Në bordin e kësaj anije preferohen të bëhen pushime nga persona që dëshirojnë një jetë seksuale ku të eksperimentojnë me njerëz të panjohur.

Brenda tij ndodhen 690 persona, të cilët kanë paguar një shumë të caktuar parash në këmbim të dëshirave të tyre seksuale. Kroçera ka disa dhoma private ku mund të praktikohen lojëra seksuale “të ndaluara”.

Përsa i përket rregullave, udhëtarët e kësaj kroçere mund të flirtojnë me njeri-tjetrin si dhe të ngacmohen seksualisht, por ata nuk munden ta bëjnë këtë gjë me personelin.

Biletat kushtojnë minimumi 3183 dollarë dhe maksimumi 11 mijë. Gjithçka bazohet te kabina që zgjedh. Kroçera nis rrugën në Mesdhe 25 shtator nga porti i Venezia për të vazhduar në Dubrovnik dhe Zara (Kroaci), Koper (Slloveni).