Afrim Muçuqi shpëton mrekullisht!

loading...

loading...
Këngëtari i mirënjohur Afrim Muçuqi, nuk ka pasur fatin e mirë që këto ditë të nxehta të verës t’i kalojë nëpër dasma e ndeja të ndryshme, ashtu siç është mësuar. Ai, javën e kaluar ka pësuar një aksident trafiku me ç’rast nuk ka kaluar pa lëndime.

Për aksidentin e pësuar ka konfirmuar vetë këngëtari, duke përshkruar me aq sa kujton, edhe momentin e ndodhjes.

“Është e vërtetë që kam pësuar aksident trafiku. Aksidenti ka ndodhur rrugës sa isha duke u kthyer nga Shkupi për në Prishtinë dhe aty më është rrokullisur vetura. Siç e kujtoj unë ka qenë pasojë e përgjumësisë sime gjatë vozitjes”, është shprehur këngëtari.

loading...