Afërdita: Sa shumë na duan në Miami

aferdita_dreshaj[1]

Këngëtarja dhe modelja shqiptare Afërdita Dreshaj, kohën e fundit është shkëputur nga angazhimet e saj në muzikë, për t’iu përkushtuar modelimit.

Ish e fejuara e këngëtarit shqiptar nga Maqedonia Shpat Kasapi, që ka prezantuar Kosovën në spektaklin e bukurisë ‘Miss Universe’, ka disa javë që i është rikthyer Amerikës, ku është angazhuar në disa projekte mode.

Ajo po qëndron në Miami, ku është edhe baza e agjencisë së modeleve ‘CGM’ me të cilën modelja punon. Nëpërmjet rrjeteve sociale, Dreshaj ka bërë të ditur se kjo kompani i do modelet shqiptare,e veçanërisht atë dhe Anxhela Martinin.