Afërdita Dreshaj merr dhuratë makinën 300 mijë euro, lë pas Noizyn me “bishën” e tij

Noizy me siguri nuk do të jetë shumë i lumtur për këtë lajm, pasi këngëtarja Afërdita Dreshaj tashmë ka makinën më të shtrenjtë nga të gjithë këngëtarët shqiptarë. Noizy e prezantoi Mercedez Benzin e tij me shifrën e 200 mijë eurove, Afërdita ka marrë dhuratë një Ferrari 300 mijë euro.

Këtë makinë, këngëtares dhe modeles së njohur shqiptare ia ka dhuruar i dashuri i saj Jakub Kindl me origjinë nga Çekia, një Ferrari.

Nëse Noizy ka pasur si qëllim për të qenë këngëtari shqiptar me makinën më të shrenjtë, mesa duket tashmë do t’i duhet t`i shtojë koleksionit të tij edhe një më të shtrenjtë!

Bukuroshja Dreshaj ka zgjedhur ta ndajë këtë lajm me ndjekësit e saj në Instagram, ku duket se gjërat po ecin tepër mirë mes çiftit