Afërdita Dreshaj: Me Shpatin jam e gatshme të…

aa_1472723007-1563567
Modelja dhe këngëtarja Afërdita Dreshaj më 19 korrik festoi 30 vjetorin me disa ditë pushime në Santorini pranë të dashurit çek, Jakub Kindl.
Ajo ka vendosur të rikthehet këtë verë edhe në muzikë me këngën verore “Another one”, fabula e së cilës shprehet se nuk ka lidhje me jetën e saj private. Për këtë këngë ka bashkëpunuar me Bleron dhe Prygon, ndërsa videoja e nxehtë është realizuar nga produksioni “Asha”.

Dreshaj erdhi në Tiranë në muajin qershor për të parakaluar në tapetin e kuq të “Top Music Awards”, ku bëri përshtypje me linjat e tonifikuara poshtë një fustani transparent. Vitet e fundit artistja që po e zhvillon karrierën e saj në lëvizje, sa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo nëpër Europë, ka një lidhje stabël me hokeistin çek, Jakub Kindl. Pyetjes se cila është jeta që po bën dhe si po shkon lidhja me partnerin ajo përgjigjet:

“Çdo gjë po shkon shumë mirë në jetën time. Jam falenderuese për gjithçka më ka dhënë Zoti!” Po a ndihet aq e realizuar në karrierë dhe dashuri aq sa të planifikojë martesë, ajo shprehet për revistën “Story”:

“Nuk e kam parë kurrë martesën si kulmin e realizimit, gjithsesi e përmenda që jam e kënaqur me gjithçka që kam”, thekson ajo. Në një intervistë për një nga mediat e Kosovës, Afërdita nuk ka hezituar t’u përgjigjet pyetjeve për ish-in e saj, Shpatin, duke u shprehur se është e hapur për një duet me të. Nëse ka mbetur diçka nga historia e tyre ende ajo tregon për “Story”: “Po, kemi një gjë të përbashkët, vijojmë të jemi të dy njerëz”, është përgjigjja e saj duke qeshur. Përfaqësuesja e “Miss Universe 2011”, hyri në tregun muzikor në vitin 2009 me singel-in e parë “Nëse je burrë”.

Dreshaj u nda nga i fejuari i saj nga Maqedonia, Shpat Kasapi në vitin 2013. Fill pas ndarjes ajo nisi lidhjen e re, me partnerin që vazhdon ende. Afërdita jeton në Michigan me motrën, vëllain dhe nënën, ndërkohë që si modele shquhet për fizikun e gjatë 1.83 m dhe peshën 55 kg.