Afërdita Dreshaj ‘fut’ hundët edhe në lidhjen e Getit dhe Marinës (Foto)

Getoar Selimi dhe Marina Vjollca janë duke i shijuar momentet më të mira së bashku, me pushime, herë në Meksikë e herë Miami.

Dyshja po publikojnë shpesh foto nga vendi ku po relaksohen dhe sigurisht se komentet pozitive nuk mungojnë nga ana e fansave e kolegëve, shkruan lajmi.net

Afër një komenti ku Geti i ka shkruar Marinës ka lënë gjurmë edhe Afërdita Dreshaj. E pavarësisht se mund t’i ketë miq të dy aty ku përmendet Afërdita konsiderohet rrezik pasi emri i saj është përmendur shpesh për të keq sidomos pas tradhëtisë që i bëri Shpatit e gjithashtu provokimet që i bënte Agon Amigës duke e ndarë kështu nga gruaja.

Këtë Agoni e ka thënë publikisht për media. E si e sheh Marina këtë ‘ndërhyrje’ a do të bëhet xheloze mbetet ta shohim.