Afërdita dhe Shpati i japin fund lidhjes!

Shpat-Kasapi-dhe-Afërdita-Dreshaj

Këngëtari i njohur shqiptar nga Shkupi, Shpat Kasapi i ka dhënë fund lidhjes së dashurisë me modelen nga Mali i Zi Afërdita Dreshaj. Shpati dhe Afërdita u fejuan edhe zyrtarisht para dy viteve, mirëpo  fejesa e tyre ka marrë fund javën e kaluar.
Këtë për gazetën “Lajm” nga Shkupi e zbulon një shok i afërt i Shpatit.
“Shpati gjithnjë e më tepër filloi të zbulojë se Afërdita po e shfrytëzon financiarisht. Ai i ka sponsoruar shumë projekte muzikore edhe pse shihej qartë se Aferdita nuk posedon kualitete që të bëhet këngëtare. Kulmi u arrit me sjelljen që e tregoi pas paraqitjes së fotografive të Leonardo Di Caprios. Edhe pse shumë mirë shihej se në ato foto  është e aktorja Margot Robie, Afërdita me mish e me shpirt u mundua të përfitojë nga ato foto bile edhe në kurriz të dinjitetit të vet personal dhe dinjitetit të Shpatit”, thotë ky familjar i Shpatit.