Aeroplani luftarak britanik e kërcënon fluturaken ruse (Video)

loading...

Passport.jpg1
loading...

Aeroplanët e flotës ajrore të Britanisë së Madhe (RAF) kanë fluturuar urgjentisht të mërkurën që ta përcillnin bombarduesin rus Tupoljev Tu-95 në hapësirën ajrore në afërsi të ishullit Kornvola, ka njoftuar ministria britanike e Mbrojtjes.

Aeroplanët e tipit Tajfun kanë fluturuar nga baza ajrore Koningsbaj në Linkolnshir dhe ju afruan fluturakeve ruse, të cilat megjithatë nuk ishin futur në hapësirën ajrore të Britanisë së Madhe, transmeton Indeksonline.

“Aeroplanët luftarak për reagim të shpejt RAF Tajfun fluturan dje pasi që fluturaket ruse u identifikuan afër hapësirës ajrore të Mbretërisë së Bashkuar”, deklaroi zëdhënësi i ministrisë së Brendshme britanike.

“Aeroplanët e RAF-it i kanë përcjellë fluturaket ruse derisa janë larguar nga zona e interesit tonë. Në asnjë moment aeroplanët ushtarak rus nuk kanë hyrë në hapësirën ajrore të Mbretërisë së Bashkuar”, ka thënë ai.

Ky incident ka ndodhur vetëm disa javë pasi që Britania e Madhe e ka ftuar ambasadorin rus në Forin Ofis, pasi që dy aeroplanë luftarak rusë u panë mbi kanalin Lamansh.

 

loading...