Adoleshentja që po akuzohet se detyroi të dashurin të vriste vetën (Foto)

ad-615x330

Një adoleshente amerikane është akuzuar në Massachusetts, pasi i ka dërguar mesazh të dashurit të saj, duke e shtyrë atë drejt vetëvrasjes.
Michelle Carter ishte 17 vjeçare, më 2014, kur i dashuri i saj Conrad Roy u gjet i vdekur.Të njëjtën ditë, ai kishte shëtitur në plazh me nënën e tij, e cila thotë se ai ishte shumë i dhënë pas telefonit të tij.
Një mesazh nga Carter, gjetur në telefonin e tij po cilësohet si shtytje për këtë akt.
‘Kur të kthehesh prej plazhit bëje. Kjo është koha më e mirë’.
Ky mesazh ishte nga qindra tjerë në telefonin e Roy nga Cartet, ku ai inkurajohej për t’i marrë vetës jetën.
Carter dhe Roy u njohën vjet më parë dhe pavarësisht se jetonin larg njëri-tjetrit ata mbanin kontakte të rregullta, nëpërmjet mesazheve dhe internetit.
Dy adoleshentët vuanin nga çështje mentale dhe kishin tentuar vetëvrasjet.