Adoleshentja jeton 118 ditë pa zemër

Capture

Supozohej se ajo do të ishte dita më fatlume për 14 vjeçaren D’Zhanna Simmons, e cila po bënte një transplant për të zëvendësuar zemrën e saj të zmadhuar me një më të mirë.

Por, ëndrra e saj për të vazhduar jetën para, u kthye në një makth kur zemra e re nuk i përshtatej mirë trupit të saj.

Mjekëve iu desh të largonin organin e ri, por duke qenë se nuk kishin asnjë zemër tjetër për t’ia vendosur, D’Zhanna ngeli pa zemër. Specialistët kardiologë gjetën një metodë zëvendësuese: dy pompa artificial që pomponin gjakun në gjithë trupin.

Kjo gjë zgjati pothuajse 4 muaj. Mbijetesa e saj me vetëm këto dy pompa u bë e mundur pjesërisht nga mosha e re e vajzës dhe pjesërisht për shkak se kur një zemër artificiale është përdorur për të mbështetur një pacient, zemra e vetë pacientit është lënë zakonisht në trup, edhe pse pa kryer asnjë funksion.

Fatmirësisht pas 118 ditësh D’Zhanna gjeti një zemër të re, transplanti i të cilës shkoi aq mirë, sa ditën tjetër ajo bëri një transplant veshke.